January 28, 2026
1 min read

Kushërinjtë plagosin me armë zjarri një 45-vjeçar në Shijak

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodër Shijak, ku dy kushërinj janë konfliktuar me një 45-vjeçar, të cilin e kanë plagosur me armë zjarri.

Policia po kryen kontrolle intensive për kapjen e dy personave të dyshuar, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Latest from Blog

Go toTop