September 25, 2025
1 min read

Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së Listës Serbe rreth nënkryetarëve të kuvendit nga pakicat

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër.

“Gjykata është duke e shqyrtuar kërkesën e Listës Serbe. Për vendimmarrjen e gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni publik”, tha Dula për RTV21.

Më 30 shtator përfundon masa e përkohshme e gjykatës, e cila ndalon çdo veprim të deputetëve dhe çdo procedurë për formimin e qeverisë së re.

Latest from Blog

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker do të qëndrojë për vizitë në Kosovë sot dhe nesër. Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket lëvizjes së eskortës së diplomatit
Go toTop