March 13, 2026
1 min read

Kuvendi i gëzohet vendimit të Komitetit Evropian të Rajoneve për heqjen e fusnotës për Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi fusnotën krahas emrit të vendit, “Kosovo*.

Këtë zhvillim, përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentarja e quajti shumë të mirë dhe të shumëpritur.

Pos tjerash, Haxhiu tha se heqja, siç e quan ajo, e kësaj padrejtësie, përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

“Republika jonë për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar, i cili erdhi si rezultat i dialogut të dikurshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Heqja e kësaj padrejtësie përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Latest from Blog

30 ditë paraburgim për Gjestin

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj artistit Gjesti, i akuzuar me tri akuza, “Kanosje”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Agjësim apo dëmtim i pasurisë”. Për të, u ndan 30 ditë paraburgim nga Gjykata
Go toTop