Këshilltari i kryeministri Albin Kurti, Jeton Zulfaj, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar sërish çështjen e zgjedhjes së presidentit. Në postimin e tij, Zuflaj, duke iu drejtuar partive opozitare ka thënë se ato duhet të marrin pjesë në votim.
Këshilltari i Kurtit, ka akuzuar opozitën se qëllimi i tyre sipas tij është bllokimi.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka marrë masë përmes së cilës ka ndaluar çfarëdo veprimi të Kuvendit.
Postimi i Zulfajt:
Vitin e kaluar, kur nuk i kishim votat, opozita rrinte në sallë dhe votonte kundër për të bllokuar.
Tani, kur i kemi votat, por kërkohet kuorumi, opozita nuk vjen në sallë me qëllimin e njëjtë: për të bllokuar.
Pra, bllokimi është qëllimi.
Nuk po kërkohet vota për të zgjedhur presidentin, por për të qëndruar në sallë.
Le të votojnë kundër, por le të marrin pjesë.