April 13, 2026
1 min read

Kuvendi nesër me seancë solemne për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë solemne në shënim të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.

Seanca është paraparë të nisë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Në rend dite është pika kushtuar kësaj dite përkujtimore, e cila shënohet nën moton “Ma kthe dritën”, duke nderuar dhe kujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

Latest from Blog

Go toTop