February 19, 2026
1 min read

Ky është 31-vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti në Mitrovicë

Një 31-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti në fshatin Kutlloc në Mitrovicë.

Viktima është identifikuar si Dashnor Kerleshi.

Për humbjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i komunës, Faton Peci, i cili shkroi se me pikëllim mori lajmin për ikjen e tij të hershme. 

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen e hershme tragjike nga jeta të Norit (Dashnor Kerleshit). Ai ishte i edukuar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kerleshi, të afërmit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ikja e tij e pikëlloi një Mitrovicë”, shkroi i pari i kësaj komune.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop