January 30, 2026
1 min read

Ky është 53-vjeçari që dyshohet se e dhunoi të miturën në motelin në Istog

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Istogut, ku një e mitur 13-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një burrë  53-vjeçar në një motel në Istog.

I dyshuari lidhur me rastin është Tomo Prekaj, i cili u kap në flagrancë nga Policia.

“Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Istogut. Fillimisht, thuhet se viktima është takuar me personin në fjalë, të moshës 53-vjeçare, pra Tomo Prekaj është emri i tij. Ai është takuar në qytetin e tij me vajzën 13-vjeçare dhe, në momentin kur vajza ka hyrë në veturë, një person, i cili e kishte njohur më herët personin në fjalë, e ka njoftuar policinë. Të dy palët janë ndjekur nga policia. Personi e kishte ditur edhe më herët për lidhjen e tyre dhe u kishte dhënë instruksione Policisë, duke i informuar se ata ndodheshin në disa vila që gjenden në skaj të rrugës në fshatin Dubravë”, tha Mehmeti.

Latest from Blog

Go toTop