September 25, 2025
1 min read

Ky është burri që bashkë me gruan i mashtronin qytetarët për rezervime të biletave, përfituan 17 mijë €

Një çift bashkëshortësh nga Tirana janë arrestuar nga policia pas hetimeve disa javore për mashtrim dhe fshehje të të ardhurave.

Ardi Gjuzi, pronar i agjencisë turistike Sunny Travel, dhe bashkëshortja e tij, E. Gj., po dyshohen se kanë përfituar rreth 17,000 euro nga klientët, duke i mashtruar për rezervimet e udhëtimit dhe akomodimit, raporton JOQ Albania.

Sipas policisë, çifti kishte marrë shuma të konsiderueshme parash nga klientët për rezervimet e biletave, por në fakt nuk ishin kryer asnjë prenotim, transmeton Klankosova.tv

Policia njoftoi se materialet procedurale për këtë çështje i janë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Latest from Blog

Gratë nervozohen më shpejt se burrat

Ndryshimet në mënyrën se si gratë dhe burrat reagojnë ndaj stresit janë të shumta, dhe ato kanë bazë në aspekte biologjike, psikologjike dhe sociale. Një nga faktorët kryesorë është estrogjeni, hormon që
Go toTop