March 4, 2026
1 min read

Ky është shqiptari që u ekstradua nga Kosova në Maqedoninë Veriore, ishte i kërkuar për vrasje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka realizuar ekstradimin e një shqiptari me shtetësi maqedone në Maqedoninë Veriore.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i ekstraduari është Bajram Limani.

Limani ishte arrestuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, pasi që kërkohej nga Interpol me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vrasje”, si dhe dyshohej se i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Latest from Blog

Go toTop