February 2, 2026
1 min read

La tre fëmijë dhe gruan shtatzënë, 34 vjeçari në Rahovec vdiq duke prerë një lis

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis.

Viktima është 34-vjeçari Nevruz Krasniqi nga fshati Dejnë.

I ndjeri ishte prind i tre fëmijëve dhe la pas vetes edhe gruan shtatzënë.

Për rastin ka raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku njoftoi se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Nga fshati kanë bërë të ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit familjarët do të njoftojnë me kohë. 

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop