March 13, 2026
1 min read

Labinot Rexha kërkon “Liri për Gjestin”

Në një postim për instagram story, ish banori i Big brother Vip Kosova Labinot Rexha ka kerkuar liri për Gjestin.

“Gjesti është një artist shembullor që ka treguar kulturë,respekt dhe talent. Une besoj në sinqeritetin e Gjestit dhe në zemrën e tij të pastër”,  shkroi Rexha.

Ndryshe, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Besart Kelmendit, i njohur me nofkën “Gjesti”, i dyshuar për disa vepra penale.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila dyshon se i pandehuri ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si edhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vlerësuar se kërkesa e prokurorisë është e bazuar dhe ka vendosur që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Latest from Blog

Fundjavë me mot pranveror

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot kryesisht stabil, me temperatura pranverore. Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri
Go toTop