Pas disa muajsh pushim shkaku i lëndimit, Kai Havertz më në fund sheh dritën në fund të tunelit.
Sipas Sky Sports, mesfushori sulmues gjerman ka rifilluar stërvitjen e rregullt me skuadrën e Arsenalit, duke shënuar një hap vendimtar drejt një rikuperimi të plotë.
Lojtari i lindur në vitin 1999 kishte luajtur vetëm 30 minuta gjatë gjithë sezonit, duke bërë paraqitjen e tij të vetme në gusht, përpara se të qëndronte jashtë fushave për shkak të një sërë lëndimesh dhe komplikacionesh që ngadalësuan rehabilitimin e tij.
Kthimi i tij në fushë gjatë seancës stërvitore të së martës u prit me shumë entuziazëm nga shokët e tij të ekipit, edhe pse nuk u përdor në ndeshjen e Kupës Carabao kundër Crystal Palace.
Lajmi është pozitiv edhe për ekipin kombëtar gjerman.
26 vjeçari synon të rifitojë formën e tij më të mirë për të garuar për një vend në Kupën e Botës 2026.
Pasi humbi pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të sezonit të kaluar dhe gjithashtu iu nënshtrua një operacioni në gju, lojtari po rifiton gradualisht ritmin dhe ndjesitë e tij.