Portieri i Man Utd, Senne Lammens, ka folur hapur për kthesën e jashtëzakonshme që ka pësuar skuadra nën drejtimin e Michael Carrick, duke treguar se trajneri i ri ka punuar shumë në frymën e grupit për të sjellë ndryshimin në formë.
Manchester United arriti t’i fitonte dy derbi në dy ndeshjet e para të Carrick. Fillmisht duke mposhtur Cityn 2–0 në shtëpi dhe vikendin e kaluar Arsenalin 2-3 në Londër.
“Do të jem i sinqertë, nuk ka shumë gjëra të veçanta që ai ka bërë. Thjesht është fokusuar te bazat. Futbolli është bazë. Nëse i bën bazat mirë, atëherë del në pah cilësia jonë dhe mendoj se kemi lojtarë me cilësi që mund të bëjnë diferencën. Por nëse thjesht i bën gjërat bazë siç duhet, teknikisht pozicionohemi mirë, mbrohemi mirë së bashku. Dhe sinqerisht, luajmë si ekip. Ai e ka bërë shumë të qartë se çfarë dëshiron nga ne dhe çfarë pret prej nesh. Dhe mendoj se edhe në fushë, ndonjëherë kjo nuk u pa plotësisht. Por nëse lufton si ekip dhe nëse vazhdon të besosh, atëherë mund ta marrësh fitoren.”
Manchester United zë vendin e katërt në Premier Ligë me 38 pikë pas 23 xhirove.