Matteo Guendouzi është gjithnjë e më pranë largimit nga Lazio dhe transferimit te Fenerbahçe. Sipas asaj që raporton gazzetta.it, klubi turk ka intensifikuar kontaktet në ditët e fundit dhe palët janë afruar ndjeshëm drejt një marrëveshjeje përfundimtare në merkaton e janarit.
Oferta e Fenerbahçes për mesfushorin francez kap shifrën rreth 28 milionë euro, me bonuset që mund ta çojnë operacionin deri në 30 milionë. Një shifër që po bind drejtuesit e Lazios, të cilët po kryejnë punë perfekte, pasi vetëmnditë më parë përbshifravtë njëjta e shitën sulmuesin (jo titullar) Taty Castellanos te West Ham për 30 milionë euro.
Guendouzi, nga ana e tij, ka dhënë sinjale pozitive për kalimin në Turqi. Fenerbahçe i ka ofruar një kontratë afatgjatë dhe një pagë më të lartë se ajo aktuale në Serie A, duke e bërë projektin shumë tërheqës për 25-vjeçarin.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, marrëveshja mund të mbyllet brenda pak ditësh. Ndërkohë, Lazio po shqyrton alternativat për zëvendësimin e tij, me disa emra të rinj në listën e merkatos për mesfushën.