April 1, 2026
1 min read

LDK-ja thërret konferencë për shtyp, kjo është arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se do të mbajë konferencë për media te salla e Grupit Parlamentar të LDK-së, në Kuvendin e Kosovës.

Konferenca është njoftuar të fillojë në orën 14:30.

“Folës në këtë konferencë do të jetë deputeti Besian Mustafa, i cili do të flasë lidhur me propozimin e LDK-së në Komisionin për Buxhet” thuhet në njoftimin e partisë.

Më herët, në Komisionin për Buxhet, Mustafa propozoi që në rendin e ditës të shtohen edhe tri pika shtesë, përfshirë diskutimin për pagën e 13-të dhe çmimet e derivateve të naftës.

Por, këto pika nuk u futën në rend të ditës, pasi me tre vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime, kjo kërkesë u hodh poshtë.

Latest from Blog

Go toTop