October 10, 2025
1 min read

LDK tregon se përse e votoi për Nenad Rashiqin

Shefja e grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bjarami pas votimit të Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendi të Kosovës, ka treguar se pse LDK votoi për të kësaj radhe.

“Ne votuam për Nenad sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një interpretim sipas asaj që kemi kuptu ai ka të drejtë të zgjidhjet si nënkryetar i komunitetit serb. E kemi parë nga fillimi qe varet nga partia e parë, nëse nuk do të formohet qeveria vota e LDK do të jetë për shpërbërje të kuvendit. Ka kaluar shumë kohë, në mars kemi zgjedhjen e presidentit. Nuk e kemi pasur te qartë, këtë qartësi e ka dhënë aktgjykimi, e kemi parë që ka të drejtë të zgjidhet “, ka thënë ajo.

Latest from Blog

Go toTop