September 26, 2025
1 min read

Lëndohet nxënësi në Han të Elezit, u shty nga një tjetër

Një nxënës në Han të Elezit ka pësuar lëndime pasi është shtyrë nga një nxënës tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes.

“Raportohet se një nxënës kishte shtyrë një nxënës tjetër, i cili ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF”, thotë policia.

Latest from Blog

Go toTop