October 12, 2025
1 min read

Lëndoi një person dhe sulmoi policin me kokë gjatë kapjes, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Një person ka sulmuar me kokë një zyrtar policor gjatë shoqërimit në polici në jug Mitrovicës.

Paraprakisht, ai dje po ashtu kishte lënduar lehtë një person tjetër në një pikë derivative.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, është gjetur dhe konfiskuar një shkop hekuri. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

”I dyshuari m/k është arrestuar më 11 tetor 2025 në Mitrovicën Jug, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor me kokë gjatë shoqërimit në polici. Para këtij sulmi, ai kishte lënduar lehtë një tjetër person në një pikë derivateve. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një shkop hekuri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Latest from Blog

Aksidentohen tri vetura në Gllarevë

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë. Lajmi është bërë i ditur edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi,
Go toTop