Federata e Pingpongut e Kosovës organizoi ceremoninë solemne “Laureatët e Vitit 2025”, ku u vlerësuan sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet, institucionet dhe partnerët që shënuan vitin me paraqitje dhe kontribut të jashtëzakonshëm në pingpongun kosovar.
Seniorja më e mirë e vitit u zgjodh Lenë Osmani, ndërsa Kreshnik Mahmuti u shpall seniori më i mirë i vitit.
Sportistët më të mirë sipas kategorive (U9–U21)
-U9 Femra: Zana Bllaca
-U9 Meshkuj: Arijon Krasniqi
-U11 Femra: Zana Bllaca
-U11 Meshkuj: Denat Makolli
-U13 Femra: Lira Hashani
-U13 Meshkuj: Imran Duraku
-U15 Femra: Zana Bllaca
-U15 Meshkuj: Olti Behluli
-U17 Femra: Taibe Ruli
-U17 Meshkuj: Andis Qeku
-U19 Femra: Lenë Osmani
-U19 Meshkuj: Andis Qeku
-U21 Femra: Lenë Osmani
-U21 Meshkuj: Akil Mahmuti
Ekipet më të mira të vitit 2025:
-U15 Meshkuj: KVPP Prizreni
-Senior Femra: Prishtina F
-Senior Meshkuj: Lidhja e Prizrenit
Klubet më të dalluara:
-Femra: Prishtina F
-Meshkuj: Lidhja e Prizrenit
Çmime për kontribut dhe profesionalizëm
-Punëtori Sportiv i Vitit: Fitim Krasniqi
-Gjyqtari i Vitit: Lulzim Bajraj
-Trajneri i Vitit (Femra): Feat Osmani
-Trajneri i Vitit (Meshkuj): Granit Gashi
Me mirënjohje të veçanta u nderuan individë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e pingpongut në Kosovë:
-Bedri Hoti – për 50 vite kontribut me KPP Shpresa
-Naim Azemi – për arritjen e titullit Blue Badge dhe promovim i Kosovës në arenën ndërkombëtare
-PostMortum – Bashkim Vatovci – për mbështetje dhe kontribut ndër vite
-Shpend Ahmeti – fotograf i dy eventeve të ËTT në Kosovë
-Edona Haxha – koordinatore e vullnetarëve në eventet ËTT
-Bernard Tahirbegoll – mjek sportiv për shumicën e klubeve të pingpongut.
Federata i ndau mirënjohje të veçanta institucioneve dhe drejtorive komunale të sportit, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj klubeve dhe organizimit të aktiviteteve gjatë vitit 2025.