October 6, 2025
1 min read

Lindi në Amerikë por gjuhën shqipe e flet shumë mirë, drenicaku bëhet viral në rrjetet sociale

Në kuadër të projektit “Dritëhije”, që ka në fokus historitë e shqiptarëve në Amerikë, një djalë me origjinë nga Drenica po fiton zemrat e publikut. Arlindi, i lindur në SHBA në vitin 1999, është bërë viral në TikTok për mënyrën se si rrëfen historinë e familjes së tij – në një shqipe të pastër, të bukur dhe pa asnjë theks të huaj.

Ai përfaqëson shembullin më të bukur të brezit të ri të diasporës që, edhe pse të lindur e rritur larg atdheut, nuk harrojnë rrënjët e tyre. Me krenari tregon se babai i tij, me origjinë nga Drenica, kishte emigruar në Amerikë në vitin 1994, duke ndërtuar aty një jetë të re, por pa e shkëputur kurrë lidhjen me Kosovën.

Rrëfimi i Arlindit në “Dritëhije” është bërë një ndër më të shpërndarët në rrjetet sociale, duke ngjallur emocione e nostalgji tek shqiptarët kudo që janë. 

Video duke klikuar KËTU

Latest from Blog

Go toTop