January 29, 2026
1 min read

“Liria ka Emër” fton qytetarët të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

Më 17 shkurt në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të zhvillohet marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Platforma “Liria ka Emër” si organizatorë të këtij marshi, kanë ndarë një video njoftuese dhe mobilizuese, duke ftuar qytetarët të marrin në një thirrjeje paqësore dhe gjithëpërfshirëse për drejtësi të vërtetë.

“Ky marsh është një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme, të lirë nga ndikimet politike dhe nga interpretimet selektive të historisë. Të bashkuar, me dinjitet dhe qetësi ne kërkojmë që drejtësia të jetë ligj dhe jo narrativë politike”, thuhet në videon e ndarë në faqen zyrtare të platformës “Liria ka Emër”.

Latest from Blog

Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri

Ish-banorja e BBVK-së, Fjolla Morina ka gëzuar fansat e saj me lajmin e ri. Këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore. “Jam duke punuar
Go toTop