October 13, 2025
1 min read

“Liria ka emër”, Rama fton shqiptarët në Tiranë më 17 tetor: Të gjithë bashkë për çlirimtarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin që do zhvillohet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Tubimi do të zhvillohet në Tiranë, më 17 tetor, në orën 17:00, nën moton “Liria ka emër”, dhe pritet të mbledhë shqiptarë nga të gjitha trojet, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo është një thirrje për unitet dhe drejtësi.

Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje.
LIRIA KA EMËR.

Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”,- shkruan Rama.

Një protestë e ngjashme u mbajt edhe më 14 shtator në Hagë, ku mijëra qytetarë nga mbarë trojet shqiptare kërkuan drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Latest from Blog

Go toTop