February 10, 2026
1 min read

Lirohen edhe Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu

Gjykata Speciale ka liruar nga paraburgimi edhe Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Gjyqtari i vetëm në këtë çështje penale, ka vendosur që Smakajn dhe Fazliun t’i lë të lirë me kusht, pas dorëzanisë që kanë ofruar secili veç e veç.

Fazliu kishte ofruar 40 mijë euro garanci, shuma më e madhe e dhënë për Dhomat e Specializuara.

Ndërsa në fillim të janarit, Speciales i kishte shkuar kërkesa e fundit e Smakajt, para se të nisë procesi, ku akuzohet edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.  Aty u ofruan, pos 20 mijë eurove dorëzani prej gruas e djalit, edhe 30 mijë të tjera nga kolegu i tij universitar, Sami Makolli.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop