by
October 1, 2025
1 min read

Lirohet nga masa e paraburgimit Kolonel Nexhmi Krasniqi

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë sot aktvendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Kolonel Nexhmi Krasniqit dhe tre të arrestuarve të tjerë, të cilët po ndiqen penalisht për veprën penale “Detyrimi”.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Besnik Berisha.

“Po është liruar nga masa e paraburgimit. Vendimi i është konfirmuar edhe Qendrës Korrektuese. Tashmë masa e caktuar është prej 1 muaji arrest shtëpiak. Sigurisht edhe kjo masë do të shqyrtohet dhe do të apelojmë që të hiqet si masë”, ka thënë Berisha.

Krasniqi është i dyshuar për veprën penale të detyrimit.

E gjithë ngjarja dyshohet se lidhet me një pronë për të cilën janë dhënë mijëra euro në formë të detyrimit.

Latest from Blog

​Rriten çmimet e grurit, orizit dhe pambukut

Rreziqet gjeopolitike dhe modelet klimatike shkaktuan një divergjencë të ndjeshme në tregjet e mallrave bujqësore në gjysmën e parë të vitit, me çmimet e grurit, orizit dhe pambukut që u rritën ndjeshëm.

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop