March 11, 2026
1 min read

Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se kjo ditë shënon fillimin e fundit të regjimit jugosllav, është kufiri i territ me agun e lirisë.

Postimi i tij në rrjetin social:

Më 11 Mars 1981, rilindja atdhetare do të marr hov që do të përfundonte me çlirimin e vendit më 1999. Ato ditë, do të ishin vendimtare për popullin tonë, kërkesat për republikë nga studentët u përkrahën nga të gjithë atdhetarët që jetonin në ish shtetin jugosllav. Kjo kërkesë u shua me gjak.

Terrori shtetëror i asaj krijese artificiale pas 11 marsit 1981, bëri që shqiptarët të bashkohen më shumë se kurrë rreth kauzës për çlirim. Demonstratat e vitit 1981, vijuan me gjithëpërfshirje duke u bërë edhe pikë referente për popujt e shtypur të bllokut socialist.

Këto demonstrata, pas disa vitesh, do të fuqizoheshin me rezistencën paqësore, për të vazhduar me aksionet e para të armatosura kundër okupatorit deri në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 11 Marsi shënon fillimin e fundit të regjimit jugosllav, është kufiri i territ me agun e lirisë.

Lavdi bijave e bijve më të devotshëm të kombit që ranë në barrikada!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Latest from Blog

Go toTop