September 12, 2025
1 min read

Lladrovci i bën ‘diss’ PDK-së: “Dada Razë” nuk po bën punë as thesi i premtimeve boshe nuk ju ndihmon

Kandidati për Komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ia ka bërë një ‘diss’ PDK-së së Memli Krasniqit, i cili dikur kishte deklaruar se në Drenas fiton edhe ‘Dada Razë’, nën petkun e partisë që ai drejton.

Përmes Facebook, Lladrovci tha se “Dada Razë” nuk po bën punë as thesi i premtimeve boshe nuk ju ndihmon.

“Ndalni joshjet, presionet dhe shantazhet ndaj qytetarëve dhe kandidatëve për Kuvendin e Drenasit, sepse edhe më poshtë po bini. Jeni lehtas të lexueshëm. “Dada Razë” nuk po ju bën punë, as hapja e thesit të premtimeve boshe nuk do t’ju ndihmojë” tha ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

“Dada Razë” nuk po bën punë as thesi i premtimeve boshe nuk ju ndihmon

Jam i habitur me disa nga miqtë e mi, me shokët që deri dje kishim një synim dhe një qëllim të përbashkët partiak e politik, të cilët nuk po zgjedhin mjete për ta frenuar ortekun e fitores “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Është për keqardhje niveli ku kanë rënë “krerët” aktualë të partisë shtetformuese e shtetndërtuese, të themeluar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Kot i keni përpjekjet për ta bërë “Dadën Razë” faktor politik në Drenasin krenar, Drenasin e nderit, të sakrificës dhe përkushtimit atdhetar.

Ndalni joshjet, presionet dhe shantazhet ndaj qytetarëve dhe kandidatëve për Kuvendin e Drenasit, sepse edhe më poshtë po bini. Jeni lehtas të lexueshëm. “Dada Razë” nuk po ju bën punë, as hapja e thesit të premtimeve boshe nuk do t’ju ndihmojë.

Qytetarët kampion, Lista e kandidatëve kampion, kanë shtëpinë e vet, numrin 101 “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”. Vazhdojmë +4!

Latest from Blog

Go toTop