October 22, 2025
1 min read

Lladrovci mbledh partinë: Drenasi dëshmoi edhe një herë se është zemra e Kosovës

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një takim me asamblistët e zgjedhur dhe kandidatët për Asamble nga lista fituese “Për Drenasin Kampion”, bashkë me Shefin e Shtabit Zgjedhor, Arben Shala.

Në këtë takim, Lladrovci i uroi të pranishmit për fitoren që e quajti “shembullore” dhe “fitore e qytetarëve kampionë të Drenasit”.

Postimi i plotë:

Bashkë me Shefin e Shtabit Zgjedhor, Arben Shala, mbajtëm takim me asamblistët e zgjedhur dhe kandidatët për Asamble të listës “Për Drenasin Kampion”.

Në takim i urova të pranishmit për fitoren tonë shembullore, fitoren e qytetarëve kampionë të Drenasit dhe i falënderova për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të sinqertë gjatë fushatës zgjedhore.

Asamblistët që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Komunës, me konsensus të plotë, vendosën që kandidati për Kryesues të Kuvendit Komunal të jetë Burim Bujupi, ndërsa Shef i Grupit Parlamentar u vendos të jetë asamblisti Gani Krasniqi.

Gjithashtu, pas numërimit të votave të pjesëmarrësve në votim, i urova asamblistët dhe kandidatët e Listës fituese për suksesin e arritur, të cilët do të jenë përfaqësues dinjitoz dhe me integritet në Kuvendin e Komunës.

Drenasi dëshmoi edhe një herë se është zemra e Kosovës, vazhdojmë me kandidatët kampionë, me qytetarët kampionë. Suksese!

Latest from Blog

Vazhdon nesër seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi. Ai po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim
Go toTop