Banorët e fshatit Rakovinë të Gjakovës po përballen me një situatë shqetësuese, pasi kafshë të ngordhura po hidhen pranë rrugëve të fshatit.
Sipas informacioneve të raportuara, dyshohet se kafshët vijnë nga një fermë e zonës, ndërsa raste të ngjashme pretendohet se janë përsëritur disa herë gjatë këtij viti.
Banorët ankohen se kundërmimi i rëndë po ua vështirëson qarkullimin dhe qëndrimin në zonë, ndërsa kanë ngritur shqetësime edhe për rrezikun e mundshëm për shëndetin dhe mjedisin.
Pretendimet se kafshët kanë qenë të sëmura dhe janë lënë në rrugë për të ngordhur kërkojnë konfirmim nga institucionet kompetente.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për largimin e kafshëve dhe trajtimin e problemit, në mënyrë që situata të mos përsëritet.
/Demantim News/