February 4, 2026
1 min read

LVV akuzon Gjykatën Kushtetuese për tejkalim të kompetencave në rastin e Listës Serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit lidhur me ankesën e Listës Serbe për nënkryetarin e Kuvendit, duke e akuzuar Gjykatën Kushtetuese për zgjerim të kompetencës përtej mandatit kushtetues.

Partia e Albin Kurtit thotë se Kushtetuesja brenda katër muajsh, për të njëjtën çështje, sipas tyre ka ndërruar jurisprudencën pa asnjë ndryshim normativ apo faktik.

“Parimi i sigurisë juridike është element strukturor i shtetit demokratik dhe kusht  sine qua non për legjitimitetin e vet autoritetit gjyqësor. Një gjykatë kushtetuese që ndryshon qëndrimin për çështje identike kushtetuese, pa asnjë ndryshim normativ, faktik apo sistemik, cenon jo vetëm parimin e parashikueshmërisë të së drejtës, por edhe besimin e qytetarëve në koherencën e rendit kushtetues.”

Madje, LVV thotë se kjo gjykatë po krijon në praktikë një të drejtë vetoje për një subjekt konkret politik, Listën Serbe.

“Teksa Kushtetutën për këtë çështje tashmë e ka shndërruar në materie diskutimi dhe tkurrjeje, jo zbatimi.

Çdo interpretim që e sakrifikon këtë funksionalitet për hir të një subjekti politik, i cili për më keq s’e pranon shtetin e pavarur të Kosovës, nuk e mbron rendin kushtetues dhe e dëmton atë. Sipas Kushtetutës ne jemi shoqëri multietnike, jo shtet multietnik, sepse jemi Republikë demokratike e parlamentare dhe jo federatë a konfederatë. Këtë nuk mundet ta ndërrojë asnjë gjykata, as kjo kushtetuesja.”

Latest from Blog

Go toTop