December 17, 2025
1 min read

Maignan flet për të ardhmen e tij te Milani

Mike Maignan, portieri dhe kapiteni i Milanit, ka folur në konferencë për shtyp në prag të gjysmëfinales së Superkupës të Italisë kundër Napolit.

“Rossonerët” kanë mbërritur në Riad ditën e martë, dhe po përmbyllin përgatitjet për gjysmëfinalen e Superkupës kundër Napolit të drejtuar nga Antonio Conte.

“Vitin e kaluar fituam, por ai vit ka mbaruar. Është një rrugëtim i ri dhe duhet të jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e nesërme. Pa nesër, nuk ka finale dhe ne duam të arrijmë një rezultat pozitiv, ndaj duhet të stërvitemi mirë sot”, tha portieri në lidhje me ndeshjen.

Sa i përket së ardhmes, ai u shpreh: “Besoj se gjëja më e rëndësishme është ajo që arrij të bëj çdo ditë. Për të ardhmen time flitet shumë, por kjo nuk më shqetëson. Duhet të jem i fokusuar dhe i përqendruar për të dhënë maksimumin. Sot nuk është momenti për të folur për këtë, kemi një objektiv shumë afër, që është ndeshja e nesërme në mbrëmje.”

Latest from Blog

Go toTop