December 2, 2025
1 min read

Maignan – heroi i portës, mbetet dilema e madhe e Milanit

Mike Maignan është rikthyer në qendër të vëmendjes te Milan, jo për pritjet vendimtare, por për të ardhmen e tij që mbetet e paqartë.

Portieri francez, një nga figurat më të rëndësishme të kuqezinjve në vitet e fundit, ndodhet në një situatë delikate kontraktuale, e cila po i mban tifozët në ankth.

Kontrata e Maignan skadon në qershor 2026 dhe negociatat për rinovim kanë ngecur prej muajsh. Milan i ka paraqitur një ofertë të konsideruar “përfundimtare”, me rritje rroge dhe zgjatje disa­vjeçare, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se portieri është i gatshëm të firmosë.

Vendimi, mesa duket, është në duart e tij. Presioni për qëndrimin e tij nuk vjen vetëm nga klubi.

Edhe bashkëlojtarët, ndër ta Matteo Gabbia dhe Adrien Rabiot, kanë shprehur publikisht dëshirën që Maignan të rinovojë dhe të vazhdojë projektin me Milanin. Edhe trajneri Massimiliano Allegri e ka vlerësuar si “një nga portierët më të mirë në botë”, duke nënvizuar rëndësinë që ai ka për stabilitetin e skuadrës.

Ndërkohë, lajmet për interesim nga jashtë janë shtuar. Juventus po e ndjek nga afër situatën, ndërsa klube të Premier League janë gati të shfrytëzojnë çdo hapësirë nëse negociatat dështojnë.

Mundësia që Maignan të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme po shihet gjithnjë e më reale në skenarët e merkatos. Për momentin, asgjë nuk është e vendosur.

Milan ka bërë lëvizjen e tij, lojtari po mendon ofertën, ndërsa merkatoja pret. E vetmja gjë e sigurt është se e ardhmja e Mike Maignan pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta të verës që vjen.

Latest from Blog

Go toTop