January 15, 2026
1 min read

MAPL shpall të kundërligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për listën e pronave për dhënie në shfrytëzim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka konstatuar se vendimi i Kuvendit Komunal të Prishtinës për miratimin e Listës së Pronave Publike për dhënie në shfrytëzim për vitin 2026 është në kundërshtim me ligjin.

Vendimi ishte miratuar më 30 dhjetor 2025 nga Asambleja e Kryeqytetit, duke përfshirë një listë të veçantë të pronave të paluajtshme komunale që parashihej të jepeshin në shfrytëzim gjatë vitit 2026.

Sipas dokumentit  MAPL më 31 dhjetor 2025 kishte pranuar vendimin për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë, pas së cilës ka vlerësuar se procedurat e ndjekura nga Komuna e Prishtinës nuk janë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Latest from Blog

Nga po shkon LDK-ja?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar sollën rezultatin e dytë më të keq për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partinë më të vjetër në Kosovë, që nga

Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e
Go toTop