February 2, 2026
1 min read

Marshi “Drejtësi, jo politikë” merr mbështetje edhe nga komuna e Vushtrrisë

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kabineti i tij, të cilët u kanë ofruar përkrahje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Hoxha dhe Tasholli e kanë falënderuar kryetarin Idrizi dhe Komunën e Vushtrrisë për mbështetjen.

Ndërkaq, Idrizi tha se qëndron në krah të kësaj nisme qytetare, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe respektimit të parimeve të drejtësisë.

Latest from Blog

Vjen lajmi i madh nga Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina pas pjesëmarrjes në “BBVK” duket se ka “mbushur bateritë”. Në Instagram ka publikuar një video të këngës së saj “FB” duke dhënë lajmin e madh, shkruan Indeksonline. “Ju Pershendes
Go toTop