Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, ku tha se shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paraushtarak kriminal “Rojet e urës”, kreu spastrim etnik në zonën veriore të qytetit.
Në një postim të gjatë në Facebook, Kurti tha se populli dhe shteti i Kosovës nuk harron asgjë dhe askë, asnjëherë!
Sipas tij, çdo veprim gjatë pesë viteve të fundit i Qeverisë në veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës në përgjithësi, duhet lexuar duke e ruajtur në sfond, historinë e këtyre ngjarjeve, por edhe sulmin terrorist në Banjskë me qëllim aneksim territori, më 24 shtator 2023.