November 12, 2025
1 min read

Materiali për dializë mbërrin në Spitalin e Mitrovicës, ShSKUK-ja sqaron situatën

Në Spitalin e Mitrovicës ka arritur materiali për dializë.

Lajmin e ka konfirmuar, drejtori i këtij spitali, Gëzim Berisha.

Lidhur me këtë, nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë bërë të ditur se aktualisht ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave të sotme të dializës.

Megjithatë, në përgjigjen e tyre për Klan Kosova, thuhet se materiali i përgjithshëm nuk është në sasinë e dëshiruar, por për këtë, po merren të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që furnizimi të stabilizohet plotësisht.

“Një procedurë e rregullt tenderuese për furnizim është ende në shqyrtim në OSHP, prej rreth dy muajsh. Në ndërkohë, është zhvilluar edhe një procedurë emergjente, e cila ka rezultuar me nënshkrimin e një kontrate. Operatori ekonomik ka pasur afatin njëditor për dorëzimin e materialit, por nuk e ka përmbushur këtë obligim me kohë, ndaj Zyra e Prokurimit i ka ndërprerë kontratën. Aktualisht jemi në proces të hapjes së një procedure tjetër emergjente për furnizim, në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e plotë të trajtimit të pacientëve pa asnjë ndërprerje”, thuhet më tej në përgjigje.

“Po punojmë në bashkëpunim të ngushtë me koordinatorët e shërbimeve dhe me bordet përkatëse, për t’u siguruar që çdo pacient të marrë kujdesin e nevojshëm në kohë dhe me standardet më të larta profesionale”, thanë nga ShSKUK-ja.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop