January 29, 2026
1 min read

“Mbeten edhe 312 vendvotime”, procesi i rinumërimit drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se janë rinumëruar rreth 88% apo 2,245 nga 2,557 vendvotime.

” Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 312 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces”, tha ai.

Latest from Blog

Go toTop