September 25, 2025
1 min read

Mbi 1 mijë fëmijë helmohen nga ushqimi në shkollat e Indonezisë

Mbi 1000 fëmijë në provincën Java Perëndimore të Indonezisë janë prekur nga helmimi me ushqim pas ngrënies së ushqimit të ofruar falas në shkolla, njoftuan autoritetet.

Ky është shpërthimi i fundit në një seri rastesh të tilla që po komplikojnë programin qeveritar të dhënies së ushqimit falas për nxënësit.

Guvernatori i provincës, Dedi Mulyadi, tha se helmimi u regjistrua në katër zona të ndryshme dhe ka rritur thirrjet për pezullimin e programit për shkak të shqetësimeve shëndetësore, raporton Reuters.

Presidenti indonezian kishte synim të siguronte ushqim falas për 83 milionë nxënës dhe kishte planifikuar të dyfishonte buxhetin për këtë program në 2026, por këto raste rrezikojnë zbatimin e tij.

Latest from Blog

Go toTop