Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të trafikut brenda 24-orëve të fundit në vend.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 22 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 39 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, njësitë e trafikut kanë shqiptuar 2.712 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve./