Peticioni i iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, ka mbledhur mbi 20 mijë firma online dhe qindra të tjera fizikisht vetëm në tri ditët e para.
Sipas avokatit Asdren Bytyqi, përkrahja e qytetarëve mund të mos ndikojë drejtpërdrejt në procesin gjyqësor, por mesazhi i peticionit mund të rrisë vigjilencën e gjyqtarëve dhe të tërheqë vëmendje për drejtësi.
Profesori Durajet Imeri shtoi se ndikimi i peticionit është më shumë simbolik, duke treguar mbështetje për të gjykuarit dhe duke vënë në dukje ndjeshmërinë e rastit.