July 17, 2026
1 min read

Mbi 5 milionë euro për barna të rralla, Ministria e Shëndetësisë nis procedurat e furnizimit

Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender me vlerë 5.12 milionë euro për furnizim me barna për trajtimin e sëmundjeve të rralla.

Procedura e prokurimit përfshin pesë lote me barna të ndryshme, ndërsa synon të sigurojë furnizim të vazhdueshëm me terapi për pacientët që kanë nevojë për këto trajtime.

Tenderi përfshin barna si Cladribine, Ofatumumab, Azacitidine, Vedolizumab dhe Carfilzomib, ndërsa procedura është zhvilluar sipas Ligjit për Prokurimin Publik në Kosovë.

Latest from Blog

Go toTop