Përmbytjet në Durrës kanë bërë që qytetarët të tregohen krijues me mënyrat për të lëvizur në rrugët e pakalueshme nga uji.
Lapsi.al ka siguruar një pamje ku shihet qytetari i cili ka përdorur një dërrasë sërfi dhe një lopatë për të lundruar.
Ndërkohë që në të gjithë zonën përreth tij gjenden makinat e zhytura në ujë.