January 13, 2026
1 min read

Mblidhet LDK-ja, flet Imri Ahmeti: Kemi takim konsultativ

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot për të mbajtur një takim konsultativ për çështjet e brendshme të partisë.

Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit dha anëtar i kryesisë së LDK-së, i bëri të ditura këto informacione në një prononcim për media.

“Për çka jemi ftuar? Është takim i yni, takim konsultativ. Kemi takim për çështjet tona të brendshme të partisë. Për media dhe për publikun, pas takimit do të japim një deklaratë”, tha ai.

I pyetur se a do të pranonte dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si kreu i LDK-së, nëse e paraqet një të tillë, Ahmeti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Nuk e di, do ta shohim tash për tash takimin”, tha ai shkurt.

Latest from Blog

IKSHPK: Uji i Badocit i papijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar qytetarët se, si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet
Go toTop