March 9, 2026
1 min read

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti pengon gazetaren, reagon AGK: Njëri prej pjesëtarëve të Policisë e ka shtyrë fizikisht

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ata kanë penguar fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda.

Sipas reagimit të AGK-së, gazetarja kishte tentuar t’i parashtrojë pyetje kryeministrit lidhur me krizën politike dhe çështjen e zgjedhjeve të reja, kur një pjesëtar i Policisë e ka shtyrë fizikisht.

“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Latest from Blog

Go toTop