October 28, 2025
1 min read

‘‘Më kishte thënë se do dilte nga politika’’, Balluku tregon si e “bindi” Liburn Aliun të bëhej drejtor i Portit të Durrësit

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi drejtorin e ri të Portit të Durrësit.

Ajo u shpreh se porti i ri në Porto Romano nis në vitin 2026, teksa shtoi se brenda tre vitesh duhet të jetë dorëzuar

“Kemi nisur prej kohësh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se është pikë referimi për të gjithë rajonin.

Me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha, MIE ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon duke dizenjuar të gjithë hapat e ndërtimit të këtij porti të ri në Porto Romano.

Nga RMV dhe Kosova kërkuar të jenë pjesë e këtij projekti, duke qenë e mundur krijimi i një lidhje me dy porte të thata, një në Shkup, dhe një në zonën e Prishtinës.

E thënë kjo, procedura ndërkombëtare ka qenë transparente, ka patur disa faza dhe sot kemi arritur në fazën e fundit të projektit për ndërtimin e këtij porti. Interesi ka qenë shumë i lartë, në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e portit të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare”, tha balluku.

Në prezantimin që bëri për drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliun, zëvendëskryeministrja tregoi se si e ka bindur për të kontribuar në Shqipëri.

“Një koleg i mirë që Kosovën dhe Shqipërinë iu ka parë si treg të përbashkët zhvillimi ekonomik. Në fillim të shtatorit bëra një bisedë me të dhje e pyeta nëse do kishte interes të kontribuonte për Shqipërinë dhe padyshim rrjedhimisht dhe për Kosovën, pasi më kishte thënë se do dilte nga politika.

Iu duk një propozim i përshtatshëm, pasi kishte vendosur të jetonte dhe në Tiranë. Kështu propozimin e çova te kryeministri Edi Rama, dhe kryeministri e pranoi”, u shpreh ajo.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop