September 19, 2025
1 min read

Më në fund vjen një reagim nga VV/ Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është deklaruar sa i përket procesit të gjykimit në Hagë që po bëhet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në konferencën për media tha se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

“VV ka qenë konsistente ndaj Gjykatës Speciale… Kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Kemi kundërshtuar kemi refuzuar, nuk qëndron ajo çfarë është thënë atëherë, se do të pastrojë vetëm emrin. kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë .. ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë pra në pafajësinë, që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera ato cka kanë ndodhur sa i përket procesit të qeverisjeve por sa i përket gjykatës speciale si të tillë qysh e kemi thënë atëherë e kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Murati.

Latest from Blog

Go toTop