September 24, 2025
1 min read

Me sy mbyllur do t’i arrestoja Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin për tradhti kombëtare, thotë Milaim Zeka

Gazetari dhe analisti politik Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të ashpër në adresë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i akuzuar për, siç u shpreh ai, “tradhti kombëtare”.

Në një paraqitje në emisionin Kosova Live në T7, Zeka tha se po të kishte mundësi, do t’i arrestonte të dy liderët pa hezitim.

“Unë me sy mshelë e kisha arrestu Vjosa Osmanin edhe Albin Kurtin nën akuzën për tradhti kombëtare. Tradhtia kombëtare është se e kanë izolu Kosovën, e kanë vënë në sanksione Kosovën. Vjosa Osmani është dashtë me dhanë dorëheqje”, u shpreh Zeka.

Ai e kritikoi ashpër udhëheqjen aktuale të vendit për situatën ndërkombëtare të Kosovës, duke i bërë përgjegjës për izolimin diplomatik dhe masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

Latest from Blog

Ndërron jetë asambleistja e Shtimes

Ka ndërruar jetë papritmas ish-drejtoresha e Arsimit në Shtime, asambleistja aktuale, Yllka Fejzullahu. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Qemajl Aliu. “Lajm tronditës, fort i trishtë e pikëllues, humbja e parakohshme
Go toTop