Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin Inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, të kryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ku u përgëzuan liderët botërorë, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Trump e cilësoi takimin si një “Ditë të Madhe” dhe theksoi përpjekjet për paqe, duke përfshirë zgjidhjen e konflikteve në Ballkan.
Shtetet dhe organizatat pjesëmarrëse, duke përfshirë Fifa-n, zotuan 7 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës dhe angazhime të tjera paqësore.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë përmendi edhe Kosovën dhe Serbinë dhe ai pati një porosi për presidenten Osmani.
“Si një shembull e kemi Kosovën dhe Serbinë. Unë e përfundova këtë. Nëse dikush nga ju jeni këtu ju lutem ngrihuni në këmbë, Kosova e Serbia. Cfarë pune keni bërë ju faleminderit shumë. E çmoj shumë, është kaq mirë. Dhe ju po merreni vesh. E kur ndodh kjo Ju më thirrni dhe ne do ta zgjidhim”, ishte porosia e Trumpit.