January 28, 2026
1 min read

“Me tone të servilit – Netanyahu, njeriu më i urryer, Zgjim Hyseni shprehet i irrituar me fjalimin e Ramës në Izrael, i reagojnë Latifi e Pal Shtufi

Zgjim Hyseni nga PSD-ja, ka thënë në “Pressing’ të T7, se fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin e Izraelit shkoi deri në nivel të servilosjes.

Ai tha se sot Izraeli është në reputacionin më të keq ndërkombëtar, duke shtuar se Benjamin Netanyahu nuk mund të udhëtojë në më shumë se gjysmën e shteteve të botës.

“Një lloj diskursi servili, në momentin kur Rama thotë në emër të bashkëjetesës fetare, Rama e rrit një gjë të tillë, deri në atë pikë sa thotë ndoshta djali im bëhet hebre”.

“Izraeli është në pozitën vështirë, në reputacionin më të keq që e ka pas ndonëjherë. Netanyahu nuk mundet me udhëtu në më shumë se gjysmën e botës, po flas për shtete, nëse e përkthejmë diskurs shoqëror unë besoj që ai është njeriu më i urryer sot”, ka thënë ai.

Më pas atij i replikoi profesori Blerim Latifi, duke i thënë se “urrejtja ndaj hebrenjve është e vjetër 2000 vjet”.

Por, Hyseni I tha se “Izraeli ka kryer Gjenocid”. Pas kësaj Pal Shtufi, tha se “kush e ka thënë këtë”. 

Latest from Blog

Go toTop