December 10, 2025
1 min read

Medalistja olimpike Distria Krasniqi mbush 30 vjet

Fituesja e medaljes olimpike Distria Krasniqi, sot ka një ditë tejet të veçantë në jetën e saj.

Ajo i mbush rrafsh 30 vjet.

Ditëlindjen asaj ia uroj Federata e Xhudos përmes një postimi.

“Sot feston ditëlindjen kampionia jonë, Distria Krasniqi. Distria e artë që ngjiti majat e botës, e cila na bën të mburremi e të ndihemi krenarë për çdo arritje të saj. Jemi gjithmonë mirënjohës për ty kampione, për çdo emocion dhe sukses që na ke dhuruar. Urojmë që kjo ditë të të sjellë gëzim, shëndet dhe sukseset e tua të vazhdojnë të triumfojnë”, thuhet në urim.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ishin dy xhudistet kosovare që morën medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2021”.

Latest from Blog

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë mbahet me rastin e shënimit të 28-të vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një
Go toTop