December 17, 2025
1 min read

Mehmetaj i qet mesazhet nga telefoni i Faruk Mujkës se si Mihali dhe Rizvanolli e bënë Kryeshef të Ibër-Lepencit

Gazetari Lirim Mehmetaj ka siguruar mesazhet telefonike të Faruk Mujkës se si, kundërligjshëm dhe me ndërhyrje politike nga Vetëvendosje, është emëruar Kryeshef i Ndërmarrjes së Ibër-Lepencit.

Mehmetaj i publikoi bisedat në WhatsApp mes Mujkës, të pushtetshmes informale Dejona Mihali dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Nga komunikimet zbulohet skema emërimeve krejtësisht politike, dhe në mënyrë të kundërligjshme, edhe militantëve të tjerë në institucioneve. Ministra që ndërhyjnë politikisht duke abuzuar me pushtetin. Nga komunikimet e Rizvanollit dhe Mihalit kuptohet që emërimi i Mujkës kryeshef, përmes konkursit, ishte veç formalitet. Personi veçse ishte caktuar, politikisht dhe ilegalisht”, tha Mehmetaj.

Latest from Blog

Go toTop